
Suhareka përsëri nën drejtimin e Bali Muharremajt, numërohen 100% të votave
18 tetor 2021
| 00:04
Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin në Komunën e Suharekës.
Sipas rezultatit të publikuar nga KQZ-ja fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.
Muharremaj ka arritur të mbledhë 52.28% të votave nga banorët e kësaj komune.
Kurse, kandidati i LDK-së, Ardian Shala ka mbledhur 29.51% të votave në këto zgjedhje.
Ndryshe kjo komunë është drejtuar nga Bali Muharremaj edhe gjatë mandatit të kaluar.