Suhareka po i ndriçon fshatrat

30 dhjetor 2019 | 11:30

Që nga dita e sotme banorët e fshatit Dubravë të Suharekës nuk do të kenë problem më me ndriçimin e rrugëve. Kjo pasi sonte është përuruar ndriçimi i rrugëve në këtë fshat.

Këtë e bëri të ditur, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se pas festës, do të punohet edhe në disa lagje të tjera të këtij fshati për ta kompletuar në tërësi ndriçimin e rrugëve në tërë fshatin.

“Ndriçimi publik në fshatin Dubravë tashmë është fakt. Me banorët sonte simbolikisht përuruam ndriçimi e rrugëve, kërkesë e banorëve e cila ka qenë tash e sa kohë. Pas festës, do të punohet edhe në Lagjen e ‘Krasniqëve’ dhe disa lagje tjera, për ta kompletuar në tërësi ndriçimin e rrugëve në tërë fshatin”, ka shkruar Muharremaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Ditën…