Suhareka shkatërroi Llapin

10 dhjetor 2024 | 15:03

Suhareka ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Llapit, pasi fitoi me rezultat bindës 4-0. Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga trajneri Qëndrim Kida i rikthehet fitoreve në elitë. Suhareka brenda shtatë minutave në pjesën e parë shënoi tre gola.

Mevlan Zeka hapi serinë e golave në minutën e 15-të duke shënuar për 1-0. Vetëm dy minuta më vonë, Rexhaj u gjend bukur afër golit dhe realizoi për 2-0.

Në minutën e 22-të, mbrojtësi Eneid Kodra realizoi për 3-0. Në pjesën e dytë vendasit realizuan edhe një gol të bukur me anë të Lorik Boshnjaku për rezultatin final 4-0. Tash Suhareka ka 22 pikë dhe zë pozitën e pestë në tabelë, derisa Llapi është e shtata në tabelë me 17 pikë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vizituar Bashkësinë…