Suhareka vazhdon punimet infrastrukturore
28 shkurt 2019
| 14:28
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet infrastrukturore në fashitin Gjinoc të kësaj komune.
Muharremaj ka thënë se projektet infrastrukturore në këtë komunë do të realizohen sipas planeve dinamike.
“Nga fshati Gjinoc në drejtim të fshatrave Dubravë dhe Sallagrazhdë, po vazhdojnë punimet në rrugën e cila do të jetë sipas standardeve më të mira. Puna nuk do të ndalet deri në realizimin e projekteve, të cilat do zbatohen sipas planeve dinamike”, ka thënë Muharremaj pas inspektimit të punimeve rrugore në fshatin Gjinoc.
/Epoka e re/