Suhareka voton buxhetin komunal për vitin 2020
26 shtator 2019
| 16:28
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se Kuvendi Komunal i Suharekës ka votuar buxhetin komunal për vitin 2020.
“Kuvendi Komunal i Suharekës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt sot, ka votuar buxhetin komunal për vitin 2020. I falënderoj të gjithë asamblistët për bashkëpunimin, vërejtjet dhe sugjerimet. Unë do të jem bashkëpunues dhe i hapur, për zbatimin dhe menaxhimin e buxhetit të qytetarëve konform ligjit dhe rregullave”, ka shkruar Muharremaj.
/Epoka e re/