Sukses historik për Maqedoninë, pesë fitore pa pësuar gol në Ligën e Kombeve

17 nëntor 2024 | 17:53

Skuadra përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, arriti të mbetet e pamposhtur në Ligën e Kombeve duke arkëtuar 16 pikë si e para në renditje dhe me vetëm një gol të pranuar nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Përfaqësuesaj e vendit tonë, sot shënoi fitore ndaj përfaqësueses së Ishujve Faroe me rezultat 1-0, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Todor Proeski” dhe kështu vulosi vendin e parë.

Gjithsesi, kjo fitore ka bërë që Maqedonia e Veriut të arrin të mbetet e pamposhtur në këtë cikël dhe ka vazhduar serinë e fitoreve.

Sa i përket lojës në fushë, Maqedonia bindshëm ishte kundërshtar më i mirë dhe luajti aq sa kishte nevojë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë përzgjedhësi Milevski bëri disa ndryshime duke freskuar sulmin. Në lojë u futën, Qamili, Ashkovski dhe Ristovski. Kjo edhe solli fryt, pasi në minutën e 62-të, Atanasov me një top në thellësi shërbei Miovskin i cili arriti të mposht portierin Reinatred.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot ka mbajtur…