Sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën në renditjen e FIFA-s
20 dhjetor 2018
| 13:18
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur të jetë skuadra me ngritjen më të madhe këtë vit.
“Dardanët” ndodhen në vendin e 131-të të renditjes, duke u ngjitur me plot 46 vende nga viti i kaluar. Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur këtë vit në vendin e 60-të të renditjes me 1372 pikë.
Belgjika ka arritur të shpallet si skuadra e vitit në renditjen e FIFA-s, megjithëse Botërorin e Rusisë e fitoi Franca. Me 1 pikë më shumë kryesojnë belgët ndaj francezëve duke ruajtur pozicionin në krye. Top dhjetëshen e kompletojnë Brazili, Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguai, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.