Sukses tjetër ndërkombëtar nga Dr. Burim Dërmaku
Libri për “LEADERSHIP” i financohet 100% për të gjitha shpenzimet për: botimin, shpërndarjen dhe të gjitha shpenzimet nga fondacioni dhe Akademia me seli në Gjermani dhe me shtrirje në gjithë botën – Akademia Lambert “Lambert Academic”.
Dërmaku njofton që pas suksesit të Librit të fundit me renome ndërkombëtare për “Kredit Jo-përformuese” dhe që është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës dhe që gjendet në të gjitha tregjet më të mëdha botërore, tani edhe libri për “LIDERSHIP – LEADERSHIP” e ka kaluar me sukses të lartë testimin për plagjiaturë në SHBA dhe tani libri është botuar dhe gjendet në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si: Amazon, Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams etj etj.; libri është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës si: Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Holandisht, Portugalisht etj.
Ja vlen të veçohet që edhe Spanja ka shpreh interesim dhe e ka përkthyer edhe në gjuhën Spanjolle edhe pse është cekur nga Dërmaku te fjalët kyçe: Kosova (ang. Kosovo) edhe ku dihet që Autori i librit është nga Kosova dhe puna është bërë në Kosovë nuk ka pas asnjë pengesë nga Spanja për këtë, pra nuk ka bërë politikë, por ju ka servu popullit të vet Spanjoll folës në mbarë botën.
Pra përveç Spanjës libri Spanjisht ka depërtuar edhe në komplet kontinentin e Amerikës Jugore (Latine) ku flitet gjuha Spanjolle dhe që janë mbi 600 milion Spanjisht folës në botë, përveç Brazilit në Amerikën Jugore (Latine) që flet portugalisht, por edhe Brazili e ka përkthyer në gjuhën Portugeze dhe tani libri ka shtrirje përveç në komplet kontinentin e Amerikës Veriore dhe të Mesme në gjuhën angleze edhe në komplet kontinentin e Amerikës Jugore (Latine) dhe në gjithë botën ku kanë qasje miliarda njerëz të përkthyer në gjuhen e tyre, pra tani libri me emrin e autorit Dr. Burim Dërmaku dhe emrin e Kosovës është në të gjitha vendet kryesore dhe më të mëdha të botës dhe gjendet në të gjitha tregjet kryesore dhe më të mëdha botërore.