Suksesi i familjes Bardiqi në Gjermani
Mërgimtari nga Drenica, Rexhep Bardiqi me djemtë Albanin dhe Labin, të cilët jetojnë në Gjermani po arrijnë suksese të mëdha në fushën e ndërtimtarisë.
Ata kanë mbi pesë vjet që kanë filluar me Gerüst Bau, montimin e skelave si dhe me firmën tjetër Boden Platen në Bad Neunar të Gjermanisë.
Firma “Bardiqi” sot numëron afër 16 punëtorë dhe është ndër firmat që i plotëson të gjitha standardet për t’u radhitur ndër firmat shumë serioze në Landin që punojnë. Këta për shkak të lëvizjeve të shpeshta nëpër vend punishte janë ndarë në tri firma që të janë sa më afër nevojës për montimin dhe demontimin e skeleve.
Pronari i “Bardiqi”, Rexhep Bardiqi, ashtu qysh i ka hije një Drenicaku i cili i doli zot atdheut në kohën e luftës, ky i edukoj djemtë e tij që te jenë të sinqertë dhe të punojnë e kontribuojnë me seriozitetin më të madh të mundshëm.
Pas këtyre sukseseve të kësaj firme, unë vizitova këtë familje Bad Neunar për t’iu uruar suksese në punën e tyre, dhe hasa në një mikpritje vëllazërore.