Suksesi i radhës i gjimnazistëve vushtrrias, të premten përurojnë librin e katërt
Grupi letrar “Gjimnazisti” të premten do ta përurojë librin e katërt, të titulluar “Vrulle rinore 4”.
Libri i nxënësve përurohet në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ditës së Mësuesit.
Përurimi i librit do të bëhet më 6 mars 2020, në sallën solemne të gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, në orën 11:00.
Libri, sipas redaksisë, është konceptuar në dy pjesë: poezi (33) dhe prozë (33).
“Libri “VRULLE RINORE 4”, i katërti me radhë, i grupit letrar “Gjimnazisti”, paraqet një perlë letrare të llojit të vet, që dëshmon bindshëm se nxënësit, krahas mësimeve dhe arritjeve të tjera sportive, figurative, hulumtuese e shkencore, po bëjnë hapa të sigurt edhe në terrenin e vështirë të letërsisë, duke gjetur çelësin për të hapur portën e madhe të kësaj Mbretërie, ku ka vend vetëm për të pavdekshmit”, tha nga redaksia e librit, prof. Bedri Tahiri.
Gjimnazi “Eqrem Çabej” ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë edhe sot ndër breza mendje të ndritura./Epoka e re/