Suksesi i Tajvanit kundër ‘Koronës’ rrit tensionet me Kinën

17 prill 2020 | 11:09

Pandemia e koronavirusit po shkakton tensione të forta mes Kinës dhe Tajvanit, duke nxjerrë në pah ndryshimet midis sistemeve të tyre politike dhe thellimin e pakënaqësisë ndaj Pekinit.

Javët e fundit, Pekini dhe Taipei kanë përshkallëzuar retorikën duke akuzuar njëri-tjetrin për shfrytëzimin e pandemisë për qëllime politike, edhe pse ata konkurrojnë të ofrojnë pajisje mjekësore dhe ekspertizë për vendet e goditura nga pandemia.

Pekini, i cili e pretendon Tajvanin si territorin e vet, gjithashtu e akuzoi Taipein për politikat e pavarësisë, dhe dërgoi në javët e fundit, anije e avionë ushtarakë për të treguar fuqinë mbi Taivanin dhe mbi hapësirën e tij.

Ndërsa Pekini pretendon për sukses në frenimin e koronavirusit, pasi mbylli pjesën më të madhe të territorit të vendit për dy muaj, Tajvani ka fituar admirimin global për një përgjigje të hershme dhe më pak ushtarake ndaj epidemisë, duke pasur vetëm 385 të infektuar të konfirmuar dhe gjashtë vdekje, në një popullsi afro 24 milion banorë.

Tajvani e ka arritur këtë, duke qenë i përjashtuar nga OBSH – me këmbënguljen e Pekinit – ka forcuar besimin e shumë tajvanezëve, të cilët kundërshtojnë atë që e quajnë si ngacmim i Kinës. Për vite me radhë, Pekini ka punuar për ta izoluar Tajvanin duke e mbajtur atë jashtë institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OBSH-në.

Zemërimi në Tajvan kundër taktikave të tilla ndihmoi Presidenten Tsai Ingwen të rifitojë zgjedhjet, pas një rënie që pati në janar. Zonja Tsai ishte zotuar tu rezistonte sulmeve autoritare nga Partia Komuniste e Kinës.

Për Pekinin, reagimi i suksesshëm ndaj pandemisë nga Tajvani paraqet dy sfida, e para rrëzon pretendimet e Partisë Komuniste për epërsi ndaj demokracive liberale dhe forcon ndjenjën e identitetit lokal të tajvanezëve që kundërshtojnë përpjekjet e Kinës për ta izoluar dhe asimiluar ishullin.

Për zonjën Tsai, reagimi i Tajvanit ndaj pandemisë, është një mundësi për të ngjallur reagimin global në favor të demokracisë së ishullit. Zyrtarët nga SHBA, Japonia dhe BE, ndër të tjera, e kanë vlerësuar reagimin e Tajvanit, dhe disa janë shprehur se OBSH duhej të kishte dëgjuar autoritetet shëndetësore tajvaneze, të cilat ngritën shqetësime për transmetimin e virusit shumë kohë përpara se Kina ta konfirmonte atë në 20 janar. /WSJ

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikua kryetarin e…