Sulejman Rexhepi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë

27 maj 2020 | 14:56

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi është shkarkuar sot nga kjo pozitë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të BFI-së që u mbajt në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të saj.

Në vend të Sulejman Rexhepit si ushtrues detyre është emëruar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu.

“Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu”, thuhet në vendimin e Rijasetit të BFI-së.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe këngëtarja e njohur britanike, Victoria Beckham, mbahet mend…