S’ulet papunësia në pandemi

08 maj 2020 | 11:01

Kriza e krijuar nga pandemia e koronavirusit në ekonominë e Kosovës ka bërë që shumë punëtorë të sektorit privat të mbeten pa punë, duke shkaktuar rritje të nivelit të papunësisë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se papunësia në Kosovë gjithmonë ka qenë e theksuar, por tash me përhapjen e koronavirusit mund të rritet 5 deri në 10 %.

“Papunësia te ne ka qenë e theksuar edhe më herët, por edhe tash unë konsideroj se edhe një 5 % apo 10 % mund ta ngarkojë këtë situatë pak ma tepër derisa të nisin sepse bizneset tona kanë nevojë për punëtorë”, ka thënë Ajdini.

Ai ka treguar se nuk mund të ketë ulje të papunësisë në kohën e pandemisë. Sipas tij, duhen së paku 6 muaj për të ditur se sa për qind kanë humbur vendet e punës dhe sa është rritur papunësia deri tani.

“S’mund të pajtohem unë, në kohën e pandemisë nuk mund të ulet papunësia kur askush nuk është duke punuar dhe si mund ashtu të shprehen, kur 30 milionë amerikanë kanë ngelur pa punë e mos të flasë për Kosovë. Për ta thënë një thënie të tillë duhet të bëhet një analizë dhe analiza nuk mund të dihet brenda javës apo muajit. Saktësisht mund ta dimë pas gjashtë muajsh se sa për qind kemi humbur vende të punës dhe sa është papunësia deri më tani”.

Ditë më parë ministri në detyrë i Financave të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është ulur papunësia në Kosovë 6.6 për qind, ndërsa  në zyrat e punësimit në Kosovë kanë aplikuar 32 377 persona për të kërkuar punë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli…