Suliot Lluka në garë për asamblist nga radhët e PDK-së, ky është mesazhi i tij
Kandidati për asamble komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë, Suliot Lluka, iu ka drejtuar qytetarëve të Gjakovës përmes një mesazhi arsyen se pse ka kandiduar për asamblist si dhe ka kërkuar votën e tyre që t’ia besojnë përfaqësimin në kuvendin komunal të Gjakovës. Sulioti në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit garon me numrin #14.
Mesazhi për qytetarët e Gjakovës nga kandidati për asamble komunale Suliot Lluka:
Qytetarë të dashur të Gjakovës,
Unë jam Suliot Lluka, kandidat për asamble komunale në Gjakovë, përfaqësoj Partinë Demokratike të Kosovës, dhe mbaj numrin 14.
Gjithnjë jam rritur me mendimin se Gjakova është e shenjtë dhe për atë arsye duhet të përfaqësohet me dinjitet dhe ndershmëri.
Më 17 tetor 2021, kërkoj besimin e juaj që së bashku me ju të punojmë për interesat e juaj, në mënyrë që qytetit të bukur të Gjakovës t’ia rikthejmë epitetin që duhet të gëzojë.
Për të gjithë ata që më njohin, e dinë që asnjëherë nuk jam thyer parimisht dhe as nuk do të thyhem asnjëherë para askujt, për asnjë arsye.
Me plot përgjegjësi dhe i bindur se nuk do ju zhgënjej, ju lus që së bashku të punojmë që të krijojmë mundësi më të mira për rininë tonë, të luftojmë nepotizmin, t’ia rikthejmë shkëlqimin që Gjakova ka pasur.
Unë premtoj se do të jem i njëjti, do vazhdoj t’iu dal në ndihmë të gjithë qytetarëve, sikurse deri më tani.
Për Gjakovën tonë, për krijimin e mundësive strategjike dhe zhvillimore, e që si plan i mandatit tim 4-vjeçar pa dyshim do të jenë organizimi i podiumeve për të gjithë dëshmorët e rënë, si dhe për gratë e dhunuara.
Gjakova ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet shpirti i Kosovës, andaj ta zhvillojmë turizmin që të gjithë të kenë mundësi të shohin bukuritë e saj.
Qytetarë të dashur dhe të nderuar, me respekt ju ftoj që më 17 tetor të bëni zgjidhjen e duhur, duke zgjedhur Partinë Demokratike të Kosovës, numrin 14 për asamblist.