Sulm kibernetik ndaj uebfaqes së Trustit
11 dhjetor 2020
| 15:48
Uebfaqja e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10 përqindëshin e kursimeve nga Fondi Pensional, konfirmuan për REL nga ky institucion.
“Bëhet fjalë për sulm kibernetik dhe jo mbingarkesa nga qytetarët. Besoj se për disa minuta faqja do rregullohet”, tha kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.
“Nuk e dimë se nga kush është sulmuar, por e dimë që ka sulme kibernetike”, shtoi ai.
Morina tha po ashtu se tani po punohet në ndërrimin e platformës së sigurisë dhe se në ndërkohë është dashur të blihet “ekstra mbrojtje”.