Sulm me makinë në Melburn, 13 persona janë lënduar
Policia australiane ka arrestuar dy persona pasi njëri prej tyre ka drejtuar një makinë drejt këmbësorve në qytetin Melburn.
Deri më tash është raportuar se të paktën 13 persona janë lënduar.
Makina ka goditur “një numër këmbësorësh” në qendër të qytetit, ka thënë policia shtetërore Viktoria.
Policia ka thënë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe një tjetër person që ishte me të.
Policia nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizëm.
Ambulanca shtetërore ka thënë se 13 persona janë dërguar në spital, disa prej tyre ne gjendje serioze.
Mediat lokale kanë thënë se 19 persona janë lënduar.
Inicdenti ka ndodhur në rrufën Flinders, në kohën kur zona ishte e mbushur me persona që po vizitonin tregun e Krishtlindjeve.
Gjatë muajit janar gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pasi një furgon u nis drejt këmbësorëve në Melburn.
Policia ka thënë se ai rast nuk kishtë të bënte me terrorizëm.