Sulm me armë në një klub nate në Florida, 2 të vrarë e 20 të plagosur

30 maj 2021 | 16:03

2 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në Florida.

Mediat kanë shkruar se 3 persona dolën nga një fuoristradë dhe kanë qëlluar me armë drejt të pranishmëve në një klub nate në bregdetin e Majemit.

Policia është në kërkim të autorëve, të cilët u arratisën dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Një tjetër sulm ka ndodhur të premten në të njëjtën zonë, ku humbi jetën një person./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është synim i trajnerit të ri…