Sulm me armë zjarri në Belgjikë – Plagosen tre shqiptarë, në pranga katër të dyshuar
Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Belgjikë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë. Konkretisht ngjarja ka ndhodur pranë urës Kipdorp dhe Sint-Jacobsmarkt në zemër të Antwerp në Belgjikë. Gjithashtu në pranga kanë rënë katër të dyshuar, mes të cilëve tre shqiptarë.
Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e të shtënave. Sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh matanë rrugës, menaxheri i dyqanit papritmas dëgjoi tre të shtëna në një nga apartamentet sipër.
“Ai donte të dilte jashtë kur një burrë hyri papritur në biznesin e tij dhe bërtiti: ‘Telefononi ambulancën’. Në korridor kishte gjurmë gjaku. Shërbimet e urgjencës mbërritën shumë shpejt dhe gjetën një të plagosur në një banesë. Njësia e zjarrfikësve u thirr për ta nxjerrë burrin nga banesa me një ashensor me shkallë,” tha ai.
Pak më vonë, shërbimet e urgjencës morën një telefonatë nga parkimi i makinave Meir/Opera në Sint-Jacobsmarkt. Pranë një automjeti ndodheshin dy persona të plagosur me armë zjarri. Edhe ata janë marrë me plagë të rënda.
Policia ka mundur të arrestojë një person të katërt aty pranë, i cili me sa duket ishte i padëmtuar. Mësohet se ai është parë në parkingun pranë të plagosurve. Katër të dyshuarit, mes të cilëve edhe tre të plagosurit, janë të moshës 23 deri në 38 vjeç.