Sulm me armë zjarri në Francë, 22-vjeçari qëllon për vdekje pesë persona
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë këtë të shtunë. Sipas mediave të huaja mësohet se të paktën pesë persona, duke përfshirë dy roje sigurie, janë qëlluar për vdekje pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore.
Ngjarja ka ndodhur pranë plazhit të Loon Plage, pranë Dunkirkut. Policia në Francën veriore tha se një shtetas u dorëzua pasi pretendoi se qëlloi për vdekje pesë persona në rajonin e Dunkirkut.
Autoritetet konfirmuan se dy roje sigurie dhe dy emigrantë u vranë në vendngjarje, ndërsa një person i pestë u vra në Wormhout, rreth pesë kilometra në jug të Kanalit Anglez.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është dorëzuar në polici, por deri më tani nuk dihen detaje të tjera.
Sipas le parisien, autori i dyshuar është 22 vjeç dhe ka lindur në Dunkirk. Ai nuk është i njohur për policinë, ndërsa në makinë i janë gjetur katër armë .