Sulm me armë zjarri në Rusi, vritet oficeri i policisë dhe një prift!
Një prift dhe një polic janë vrarë në Rusi, pasi persona të armatosur me armë zjarri sulmuan një sinagogë dhe një kishë këtë të diele në mbrëmje në qytetin Derbent.
Një prift u vra në sulmin në kishë, sipas kryetarit të Komisionit të Monitorimit Publik të Dagestanit, Shamil Khadulaev.
“Sipas informacioneve që kam marrë, At Nikollaj është vrarë në kishën e Derbentit, i kanë prerë fytin. Ai ishte 66-vjeçar dhe shumë i sëmurë”, tha Khadulaey.
Ai shtoi gjithashtu se një roje sigurie në kishë i armatosur vetëm me një pistoletë u qëllua. Priftërinj të tjerë janë mbyllur në kishë dhe presin ndihmë, sipas tij.
Ndërkohë, sinagoga është tani në zjarr me flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi që dalin shumë nga një sërë dritaresh në të paktën një kat të strukturës, shkruan CNN.
Të paktën një oficer policie u vra dhe një tjetër u plagos në sulmet, sipas raporteve paraprake nga oficeri i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit.
Zyrtarët thonë se po punojnë për të sqaruar detajet mbi viktimat. Nuk ka ende asnjë informacion për autorët.