Sulm me bombë kimike në Gjermani, arrestohet 32-vjeçari nga Irani
Policia gjermane arrestoi të dielën një qytetare me orgjinë iraniane, të dyshuar për sulme terroriste. 32-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, dyshohet se po planifikonte sulme me lëndë kimike.
Në banesë, atij i janë gjetur sasi të konsiderueshme cinuri, një lëndë e rrezikshme vdekjeprurëse, si dhe solucione të tjera kimike që përdoren për prodhimin e lëndëve plasëse.
Prokuroria e Dyseldorfit njoftoi se hetimet nisën pas sinjalizimit të disa shërbimeve sekrete të vendeve të tjera. Hetimet tregojnë se në një prej qyteteve të mëdha gjermane po përgatitej një sulm terrorist islamik.
Sipas të dhënave, personi i arrestuar po përgatiste një bombë kimike, e cila do të sillte pasoja falte dhe humbjen e shumë jete njerëzish.
Autoritetet gjermane thanë se i arrestuari nuk rezulton të ketë lidhje me struktura të shërbimeve apo institucioneve të Republikës së Iranit.
Verifikimet tregojnë se ai është pjesë e një grupi radikal fetar, por pa lidhje direkte me Teheranin. /Euronews albania