Sulm me dron në Odesa, ekipet e shpëtimit përfundojnë kërkimin
04 mars 2024
| 08:28
Një sulm me dron në një ndërtesë në Odesa të Ukrainës ka vrarë 12 persona.
Guvernatori rajonal i Odesas, Oleh Kiper, tha në Telegram se pesë nga të vrarët ishin fëmijë, më i vogli katër muajsh, shkruan Sky News.
Ai tha se ekipet e shpëtimit përfunduan operacionin e tyre dhe gjetën trupin e një vajze tetëvjeçare.