Sulm me fishekzjarre në stacionin policor në Paris

11 tetor 2020 | 19:35

Dyzet persona të paidentifikuar, të armatosur me shufra dhe mjete piroteknike, janë përpjekur që të futen në një stacion policie në periferi të Parisit.

Policia e cilësoi rastin si “sulm i dhunshëm me mjete piroteknike”, por ka njoftuar se askush nuk është lënduar me këtë rast. Kryetarja rajonale e Parisit e dënoi ashpër sulmin, duke e përshkruar si akt me “skena lufte”, ndërsa shtoi se veprimet e tilla janë të patolerueshme.

Duke folur për mediat franceze, Valleri Pecres bëri të ditur se motivi i sulmit është i panjohur dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Stacioni i sulmuar policor ndodhet në një zonë të njohur për trafikimin e narkotikëve dhe cilësohet nga autoritetet si një lagje prioritare për rikthimin e rendit dhe ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e Kuvendit që do të mbahet nesër, pritet…