Sulm me raketa pranë Ambasadës së SHBA-së në Irak
06 janar 2020
| 00:08
Të paktën dy raketa kanë rënë afër ambasadës amerikane në Bagdad, raporton AFP duke iu referuar dëshmitarëve.
Mediat lokale raportojnë se u dëgjuan më shumë shpërthime brenda Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Ambasada e SHBA-së.
Sulmi më i ri, i cili ende nuk dihet se nga kush është kryer, vjen pasi që Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për të dëbuar përgjithmonë trupat amerikane nga vendi.
SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht këshilltarë./KP