Sulm me shok-bomba në dy lokacione në veri

07 dhjetor 2022 | 22:17

Në Mitrovicën e veriut kanë ndodhur dy sulme të njëpasnjëshme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshme.

Lajmi është konfirmuar për medie nga zëdhënësi dhe zëvendëskomandanti i policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar”, është shprehur Hoti.

Kujtojmë se më herët u raportua për një tjetër shpërthim në veri, por sipas zëvendëskomandantit Hoti, ishin vetëm mjete piroteknike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sërish janë dëgjuar shpërthime në veri të Mitrovicë, saktësisht tek…