Sulm në Libinë perëndimore, katër të vrarë
23 gusht 2018
| 16:16
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri nga militantët në një pikë kontrolli në lindje të kryeqytetit Tripoli, ka deklaruar një zyrtar lokal.
Dyshohet se pas sulmit qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik të cilët janë aktiv në atë zonë. Në mesin e viktimave ka të përfshirë edhe punonjës të pikës së kontrollit, shkruan “Euronews”.
Libia ka përjetuar sulme të herëpashershme nga militantët islamikë të cilët i kanë shfrytëzuar kryengritjet e mbështetura nga NATO gjatë vitit 2011.
Shteti Islamik ka pohuar se qëndron prapa sulmeve me armë zjarri në zyrat e komisionit zgjedhor në Tripoli dhe atyre në një kompleks gjyqësor në Misrata gjatë vitit të kaluar.