Sulm në Moskë
30 korrik 2023
| 09:01
Sulme me dronë ka pasur në qytetin e Moskës në Rusi, por nuk është raportuar për viktima, ka thënë kryebashkiaku Sergey Sobyanin.
Ai pretendon se sulmi u krye me dronë ukrainas, transmeton Telegrafi.
Përmes një postimi në Telegram, Sobyanin shtoi se pjesa e jashtme e dy ndërtesave të zyrave në qytet ishin “pak të dëmtuara” duke shtuar se nuk ka viktima.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dy drone u përfshinë në sulm dhe më pas u rrëzuan në perëndim të rajonit të Moskës, duke cituar agjencitë e zbatimit.
Ukraina ende nuk ka reaguar lidhur me akuzat.
Pamjet e publikuara nga mediumi Nexta tregojnë momentin kur njëri prej dronëve shpërthen pranë një objekti në Moskë.