Sulm në një dyqan në ShBA, një i vrarë e 12 të plagosur

24 shtator 2021 | 08:28

Policia në Tennessee të Shteteve të Bashkuara ka thënë se një person është vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm që ndodhi në një dyqan.

Sulmi ndodhi në Collierville të enjten pasdite, rreth 56 kilometra në lindje të qytetit Memphis, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i dyshuar, i cili ishte i gjinisë mashkullore, vdiq në vendin e ngjarjes nga një plagë e armës së zjarrit, që dyshohet se ia ka shkaktuar vetes.

Një veturë që besohet se i përkiste sulmuesit të dyshuar ndodhet ende në një parking veturash, njoftoi policia lokale. Hetuesit po presin më shumë pajisje për ta inspektuar veturën në mënyrë të sigurt.

Komandanti i policisë lokale, Dale Lane, disa nga dymbëdhjetë të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze. “Gjetëm njerëz të fshehur në dhoma ftohëse, në zyra të mbyllura”, tha ai.

Policia ende nuk e ka identifikuar sulmuesin dhe nuk ka përmendur ndonjë motiv për veprimin e tij. Autoritetet po mundohen t’i vërtetojnë raportet se ai ka qenë punëtorë në dyqanin ku e kreu sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…