Sulm në një xhami në Afganistan, dhjetëra të vrarë
23 nëntor 2018
| 15:33
Një shpërthim brenda një xhamie në provincën Khost të Afganistanit la të vrarë së paku 27 njerëz dhe të plagosur 50 të tjerë, kanë thënë zyrtarët atje.
Shpërthimi ka ndodhur në qarkun Ismai Khel, derisa njerëzit ishin mbledhur për faljen e Xhumasë.
Abed Ahmad Zia, zyrtar i qeverisë së provincës, ka thënë se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Talibanët në të kaluarën i kanë dënuar sulmet ndaj tubimeve fetare.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke e quajtur “anti-islamik dhe çnjerëzor”.