Sulm në Somali, ish-ministri i Jashtëm në mesin e të vrarëve

23 maj 2019 | 11:23

Një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka vrarë së paku nëntë persona, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Hussein Elabe Fahiye.

Zyrtarët somalez kanë thënë se 13 persona të tjerë janë  plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Al Shabab.

Shpërthimi i makinës bombë ka ndodhur në një postbllok të sigurisë pranë pallatit presidencial.

Al Shababi, grup i lidhur me Al Kaidën, kryen shpesh sulme që shënjestrojnë zyrtarët dhe hotelet që frekuentohen nga të huajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët kanë dalë në protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë…