Sulm në Zvicër, autori plagos disa persona në një stacion hekurudhor
16 maj 2024
| 10:49
Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme (15 maj) në qytetin Zofingen të Zvicrës ku kanë mbetur të plagosur disa persona.
Një burrë me thikë në dorë, sulmoi fillimisht një kalimtar në stacionin hekurudhor në qytetin me 12 mijë banorë në kantonin rreth 60 kilometra në perëndim të Zyrihut.
Më pas ai plagosi disa kalimtarë të tjerë dhe fill pas ngjarjes u mbyll në një banesë.
Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm pas dy orësh negociata mes tij dhe policisë zviceriane. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore.
Ndërsa nuk bëhet me dije numri i saktë i të plagosurve apo arsyeja që e ka shtyrë autorin të kryente sulmin e rëndë.