
Sulm raketor pranë ambasadës amerikane në Irak
26 janar 2020
| 20:01
Pesë raketa të tipit Katyusha ranë në bregun e lumit, jo shumë larg Ambasadës së SHBA në Bagdad, dhe askush nuk u plagos, tha sot Komanda e Operacioneve të Bashkuara të SHBA.
“AP” raporton se ky është sulmi i tretë këtë muaj, dhe autorët nuk dihen.
Në këtë kohë nuk dihet nëse raketat shkaktuan dëme materiale, transmeton “KP”.