Sulm rus në Kiev, Zelensky: U përdor një raketë e Koresë së Veriut
11 gusht 2024
| 15:27
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me sulmin në Kiev nga forcat ruse, mbrëmjen e së shtunës.
Zelensky u shpreh se sipas informacioneve paraprake, Rusia përdori për sulm një raketë të Koresë së Veriut, shkruan “Sky News”.
“Ekspertët piroteknikë janë ende duke punuar për të përcaktuar të dhënat e sakta në lidhje me këtë raketë”, ka shkruar ai në “X”.
Presidenti deklaroi se Rusia ka lëshuar më shumë se 30 raketa dhe 800 bomba ajrore në Ukrainë gjatë javës së fundit.
“Ukrainasit janë thellësisht mirënjohës për të gjithë partnerët tanë që na ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë”, ka shkruar Zelensky.