
Sulm seksual ndaj një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari
09 prill 2025
| 09:53
Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua. Rasti është iniciuar si “sulm seksual”, njoftoi policia e Kosovës.
“Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.