Sulm terrorist në Gjermani, 11 të vdekur në Magdeburg, reagon kancelari Scholz

20 dhjetor 2024 | 21:47

Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, shkruan gazeta Bild.

Rreth sulmit të dyshuar terrorist ka reaguar tashmë kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka paralajmëruar se pritet të rritet numri i viktimave.

“Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë se diçka e tmerrshme po vjen. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë tyre dhe pranë popullit të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të angazhuar në këto orë shqetësuese”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Karaçica Udhët e jetës, kah nuk të çojnë, thanë…