Sulm terrorist në Irak, ISIS-i vret 13 policë irakianë

05 shtator 2021 | 13:55

Trembëdhjetë policë irakianë janë vrarë në një sulm të grupit ISIS kundër një pike kontrolli në veri të vendit të dielën herët, thanë burimet e sigurisë dhe mjekësisë.

Sipas mediave të huaja, sulmi, në rajonin e Al-Rashad rreth 65 kilometra (40 milje) në jug të qytetit të Kerkuke, ka ndodhur pak pas mesnatës.

“Anëtarët e organizatës ISIS shënjestruan një pikë kontrolli të policisë federale.Trembëdhjetë u vranë dhe tre u plagosën midis forcave të sigurisë”, ka thënë një oficer i lartë i policisë irakiane.

ISIS kapi pjesë të Irakut në një ofensivë rrufe në 2014, para se të mposhtet nga një fushatë kundër kryengritjes e mbështetur nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga ShBA-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Morina – Ballisti, i cili është bërë i njohur…