Sulm terrorist në Paris, dy të vdekur dhe një i plagosur
23 gusht 2018
| 12:24
Dy persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Paris.
Rasti ka ndodhur në periferi të Parisit, sipas zëdhënësve të Policisë.
Sulmuesi gjithashtu është vrarë. “Pas sulmit ai u fut në shtëpi për tu fshehur, dhe kërcënoi edhe policinë”, ka njoftuar Policia franceze.
Sipas “Reuters”-it, sulmuesi para aktit ka bërtitur “Allahu Akbar”.
Zona ku ka ndodhur ky sulm është bllokuar, kurse Ministria e Brendshme ka ngushëlluar familjarët e viktimave.