
Sulm terrorist në Turqi, 7 persona të vdekur
13 shtator 2019
| 11:02
Të paktën shtatë civile u vranë dhe nëntë u plagosën nga një sulm terrorist në juglindje të Turqisë.
Siç raporton agjencia “Andolu Agency”, gjashtë u vranë në vend dhe njëri nga të plagosurit në spital vdiq duke rritur numrin e viktimave në shtatë.
Raportohet që eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.