Sulm me thikë në Vjenë, lëndohen disa persona
07 mars 2018
| 22:16
Disa persona janë lënduar nga një sulm me thikë në rrugët e Vjenës, bëjnë të ditur mediat austriake.
Raportimet e para njoftojnë se një mashkull i armatosur me një thikë ka sulmuar pa dallim këmbësorët afër parkut të famshëm Prater, në kryeqytetin e Austrisë.
Agjencia austriake e lajmeve APA ka raportuar, duke cituar një zëdhënës të policisë, se tre persona janë lënduar rëndë.
Sipas zëdhënësit, policia është ende në kërkim të sulmuesit. Motivi për sulmin tash për tash nuk dihet. /Express/