Sulm tjetër me dronë në Moskë, Rusia fajëson Ukrainën

24 korrik 2023 | 12:11

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka penguar një tentativë “sulmi terrorist” ukrainas në Moskë. Sipas medieve të huaja. Ajo pretendoi se dy dronë ukrainas u “u goditën dhe u rrëzuan” gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Ajo tha se nuk kishte viktima.

 

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se dy ndërtesa jo-rezidenciale u goditën gjatë sulmit të supozuar.

Është e paqartë nëse dronët goditën ndërtesat kur u “kapën”, apo nëse ata synonin qëllimisht ndërtesat.

Agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë raportuan se shërbimet e urgjencës thanë se fragmente droni u gjetën pranë një ndërtese në Komsomolsky Avenue, e cila nuk është shumë larg nga ndërtesat e ministrisë së mbrojtjes.

Sulmi i supozuar vjen pasi Volodymyr Zelensky premtoi një “hakmarrje” kundër Rusisë në përgjigje të sulmit në një katedrale në Odesa që vrau një person dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit Alnin Kurti, për Preshevë,…