
Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë
17 prill 2018
| 10:52
Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, kanë bërë me dije zyrtarët afganë.
Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, ka thënë se katër civilë të tjerë janë plagosur.
Të gjitha viktimat janë hazaras – pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.