
Sulm vetëvrasës në Kabul, dhjetëra të vrarë
21 mars 2018
| 10:51
Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe të plagosur 18 të tjerë, ka bërë me dije Ministria e Brendshme e Afganistanit.
Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i ka thënë “Radios Afganistani i Lirë” se shumica e viktimave të sulmit janë civilë.
Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian.
Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të rritet.