Sulme ajrore intensive në provincën Daraa të Sirisë
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një organizatë opozitare kanë thënë se Qeveria Siriane dhe forcat ajrore ruse kanë nisur sulme intensive në zonat e kontrolluara nga rebelët në provincën jugperëndimore, Daraa, transmeton “AP”.
Vala e re e sulmeve ka ardhur pas katër ditëve të qeta, në të cilat rebelët kanë negociuar me forcat ruse se si t’i japin fund dhunës.
Sulmet e para kanë nisur në pasditen e së mërkurës, pasi bisedimet kanë dështuar.
Vëzhguesi Sirian ka raportuar për rreth 600 sulme ajrore në Daraa, si dhe në zonat e kontrolluara nga rebelët, përkatësisht në zonën e kontestuar që po ashtu gjendet në këtë kryeqytet.
Mbrojtja Civile e opozitës ka thënë se anëtarët e saj kanë evakuuar të enjten të plagosurit nga Daraa dhe fshatrat e afërt.
Ofensiva e Qeverisë në Daraa ka nisur më 19 qershor, duke detyruar 330 000 persona të shpërngulen nga ajo zonë. (Rel)