Sulme ajrore të Izraelit afër Damaskut
07 shkurt 2018
| 11:09
Armata e Sirisë ka bërë me dije se aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë hedhur raketa kundër një pozicioni ushtarak afër Damaskut, nga hapësira ajrore e Libanit.
Në deklaratën e transmetuar në televizionin shtetëror të Sirisë, këto sulme janë përshkruar si “agresion i ri izraelit”, pa dhënë detaje të tjera.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Izraeli për këtë raport.
Kjo është hera e dytë që forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, e akuzojnë Izraelin për sulme ajrore në më pak se një muaj. (Rel)