Sulme raketore në luftimet e ashpra në rajonin Nagorno-Karabak

04 tetor 2020 | 13:13

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë se ka marrë “masa hakmarrëse” më 4 tetor pas asaj që ajo e ja përshkruar si një sulm raketash të kryer nga rajoni i shkëputur i Nagorno-Karabakut kundër qyteteve të Azerbajxhanit, Terter dhe Goradiz.

“Aktualisht, Forcat e Armatosura të Armenisë po kryejnë një sulm raketor kundër Terter dhe Goradiz, në rrethin Fizuli, nga territori i Karabakut Nagar”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit

Kjo ministri nuk ka treguar se çfarë lloj masash kishte marrë, por reporterët e “AFP”-së në terren kanë  raportuar se shpërthimet po tronditnin qytetin kryesor të Nago-Karabak, më 4 tetor.

Më 3 tetor, trupat azerbajxhanase pushtuan disa fshatra në luftime mbi rajonin e kontestueshëm të Nago-Karabakut, ka thënë presidenti Ilham Aliyev.

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, ka thënë në një fjalim më 3 tetor se shkalla e sulmit ishte e pashembullt. “Ne jemi duke përjetuar, ndoshta, momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare”, tha Pashinian, duke shtuar: “Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur të mbrojmë identitetin tonë, atdheun tonë, të drejtën tonë”.

Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që kanë shpërthyer më 27 shtator.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në përleshjet e rënda.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30 000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egjipti ka zbuluar 59 arkivole antike që u përkisnin priftërinjve…