
Sulmet ajrore të forcave afgane vrasin 30 civilë
19 shtator 2019
| 11:08
Të paktën 30 civilë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore nga forcat e sigurisë afgane të mbështetur nga forcat amerikane.
Sulmi i mbrëmshëm ajror kishte për qëllim shkatërrimin e vendit të fshehur të ekstremistëve të ISIS-it, por siç njoftuan zyrtarë qeveritarë civilët u goditën gabimisht, raporton “Reuters”.