Sulmet brutale të Rusisë mbi zonat civile në Ukrainë, skena tmerri të krimeve të Putinit
11 tetor 2022
| 11:36
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmeve që po i bënë Rusia mbi zonat civile në Ukrainë.
Ai ka theksuar se sulmet brutale të Rusisë mbi zonat civile në Ukrainë, janë skena tmerri të krimeve të vazhdueshme të Putinit dhe ushtrisë së tij.
“Jemi bashkë me aleatët dhe partnerët tanë në dënimin e këtij akti makabër. Ata që sot nuk janë kundër Rusisë, ata janë me Rusinë. Lutemi dhe bashkëndjejmë me Ukrainën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.