Sulmet e 11 shtatorit: Revokohet marrëveshja për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit – do të shpëtonin nga dënimi me vdekje
Është revokuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte bërë të akuzuarit për komplotimin e sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, të shmangnin dënimet me vdekje.
Të mërkurën, u njoftua se prokurorët kishin arritur një marrëveshje që Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi të pranoheshin fajtorë për akuzat për konspiracion.
Austin ka vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila tërhoqi polemika pasi treshja do të përballej me një dënim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje në Gjirin e Guantanamos.
Mohammedi, i cili akuzohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit, ku u vranë 2 mijë 977 njerëz, u kap në Pakistan në vitin 2003.
Ai është mbajtur në Gjirin e Guantanamos së bashku me Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi që nga dhjetori 2006, shkruan Sky News.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte parë të dyshuarit të shmangnin dënimin me vdekje, u kritikua nga familjet e viktimave të 11 shtatorit.