Sulmet e ditëve të fundit në veri, reagon Sveçla

29 nëntor 2024 | 12:34

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.

“Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë. E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyre katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar vendimin përmes të…