Sulmet e Gërvallës ndaj UÇK-së, Shala: Nuk ka vepruar pa u koordinuar me Kurtin

03 shkurt 2025 | 15:50

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka rrëfyer si rrallë herë për kohën gjatë luftës.

I pyetur për sulmet e zëvendësekryeministres së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ndaj UÇK-së, Shala ka thënë se për një kohë të gjatë po sulmohet formacioni i tërë i kësaj ushtrie nga akterët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përderisa Jakup Krasniqi, Kadri Veseli janë padrejtësisht në Hagë e që edhe ata janë sulmuar, tash po sulmohet formacioni i tërë dhe të njejtit akterë janë Lëvizja Vetëvendosje, akterët e saj, zonja Gërvalla, e kanë sulmuar në mënyrë përmanente këtë vlerë, e kanë sabotuar e denigruar në mënyrat më të pamoralshme”, ka thënë Shala për “Paparacin”.

Sipas Shalës, Gërvalla nuk ka vepruar pa u koordinuar me kryeministrin Albin Kurti dhe në mungesë të sukseseve të tyre gjatë qeverisjes po mundohen të denigrojnë UÇK-në.

“Kjo qeveri 5 vjeçare po e mbyll mandatin duke shpenzuar mbi 4 miliardë euro dhe nuk ka përurim të asnjë projekti”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për…